Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO/ Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, raportohet për një të plagosur

FOTO/ Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, raportohet për një të plagosur

13:16, 08/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve për SYRI-n, gjendja e të aksidentuarit në këtë moment është e normalizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, gjithsesi po bëhen përgatitjet për ta dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë me autoambulancë.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Mashkullorë", shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco