Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Maskat grabisin dyqanin në Korçë, pronari: Njëri mbante në dorë automatik scorpion...

Maskat grabisin dyqanin në Korçë, pronari: Njëri mbante në dorë automatik scorpion...

10:12, 08/11/2022
A+ Aa A-

Katër persona të maskuar kanë vjedhur gjatë orēve të para të mëngjesit një lokal në qendër tē fshatit Voskop.

Pronari i lokalit Bledar Leska thotë se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë që 4 persona kanë zbritur nga njē mjet i zi,tip golf rreth orës 04 të mëngjesit. Sipas tij, njëri prej vjedhēsve mbante në dorê një armë, tip automatik scorpion me tytë të prerë,me të cilën ka thyer xhamin e pjesës sē poshtme të derës.

Të katërt personat kanë hyrë nē lokal dhe kanë marrë nga kasaforta rreth 1 milion lek të vjetra, pije,cigare dhe embëlsira.

Leska: Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit. Makina tip  Golf 6 zbret nga rruga e Voskopojës ku bën një rrethrrotullim në pika e karburantit dhe ndalon këtu. Zbresin 4 persona 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë.

Kanë shqyer derën siç e shikoni , kanë marrë komplet kasafortën , paketa cigaresh, shishe whiskey etj të gjitha. Në kasafortë për fat të keq timin dhe fatin e mirë të tyre kishte harruar çuni portofolin se kishte një defekt në makinë dje dhe lekët i kishte me vehte.

Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni. Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë. Arma ka qënë tip automatik skorpions , me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës dje me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda.

Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe prap kanë ikur rrugës së fshatit Voskopojë. Rast o tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco