Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Velipojë

VIDEO-EMRI/ Aksident tragjik, makina përplas dy turistët me biçikleta, një person i vdekur

15:46, 01/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Bestrove të Vlorës, ku një makinë ka përplasur një çift turistësh me biçikleta.

Sipas burimeve për SYRI-n, çifti është me kombësi franceze.

Si pasojë e godtijes, gruaja ka mbetur e vdekur, ndërkohë i shoqi është transportuar në spital. 

Makina e cila ka përplasur për vdekje turisten franceze drejtohej nga 24 vjeçari Kristi Dano banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Mendohet se shpejtësia e lartë e mjetit solli edhe përplasjen fatale.

Turistët ishin duke kaluar anës rrugës kur i ka goditur makina.

Vlorë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco