‘Shqiptarët nuk vijnë nga lufta’: 1 mijë persona kalojnë Kanalin Anglez në ditë, sulmohet me molotov qendra e emigrantëve

‘Shqiptarët nuk vijnë nga lufta’: 1 mijë persona kalojnë Kanalin Anglez në ditë, sulmohet me molotov qendra e emigrantëve

20:23, 31/10/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 12 mijë shqiptarë kanë kaluar Kanalin Anglez që nga fillimi i këtij viti, një rritje dramatike kur e krahason se vitin e shkuar ishin vetëm 50 të tillë.

Sipas medieve angleze, situata në Kanalin Anglez po bëhet gjithmonë e më dramatike.

Vetëm të shtunën, plot 1 mijë persona kaluan Kanalin Anglez me gomone.

Sipas gazetës ‘Telegraph’, autoritetet lokale po ankohen se personat që po vijnë me gomone janë shqiptarë.

“Shqiptarët nuk po vijnë nga një vend në luftë,” tha një zyrtar.

Para pak ditësh, një oficer përgjegjës për kontrollin e Kanalit Anglez tha se rreth dy përqind e popullsisë meshkuj në Shqipëri ka kaluar me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, shumica e atyre që mbërrijnë me gomone po vendosen në qendra emigrimi në kushte të mjerueshme. Daily Mail thotë se një qendër e tillë ndodhet në Manston dhe strehon 4 mijë refugjatë nga 1600 që është kapaciteti. Difteria dhe dhuna kanë pushtuar këtë qendër, ndërkohë që autoritetet thonë se ajo ngjan si një tenxhere me presion.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një person sulmoi me molotov një qendër të pritjes së emigrantëve në Dover.

Ai udhëtoi për mbi 130 kilometra për të kryer sulmin e rëndë. Daily Mail ka publikuar pamjet kur ai hedh koktejet molotov nga xhami i makinës.

66-vjeçari vrau veten pas sulmit. Dëshmitarët thanë se ai po qeshte kur kreu sulmin.

Flakët përfshinë godinën dhe shërbimet e emergjencës evakuuan 700 emigrantë.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco