Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Policia e Tiranës: Arrestohet Fatjon Murati, ishte në automjetin e Endrit Dokles

Policia e Tiranës: Arrestohet Fatjon Murati, ishte në automjetin e Endrit Dokles

22:38, 08/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka sqaruar pse u shoqërua në komisariat Endrit Dokle mbrëmjen e kësaj të shtune teksa udhëtonte me një automjet të blinduar. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, blutë njoftojnë se Dokle ndodhej në një automjet së bashku me Gentjan Reçin dhe Fatjon Muratin

Ky i fundit, njofton policia, ishte person në kërkim në kuadër të operacionit 'Ruger', ku u sekuestrua një arsenal armësh, posedues i të cilave dyshohet se është pikërisht Murati. 

Në 17 korrik të këtij viti u sekuestruan në një banesë në Tiranë 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, lëndë narkotike, 2 radio si ato të Policisë dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i policisë
Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç. 

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco