Lëvizte me një person në kërkim, policia e Tiranës shoqëron Endrit Doklen

Lëvizte me një person në kërkim, policia e Tiranës shoqëron Endrit Doklen

21:14, 08/10/2022
A+ Aa A-

Endrit Dokle, i njohur edhe si ‘i forti i Durrësit’ është shoqëruar në ambjentet e DVP Tiranë.

Sipas burimeve për SYRI-n, dyshohet se në momentin e shoqërimit, Dokle ka qënë duke lëvizur me një person të shpallur në kërkim.

Shoqërimi i Endrit Dokles nga uniformat blu ka ndodhur rreth orës 20:00. 

Endrit Dokle është personazh i njohur i botës së krimit. 

Ai njihet si anëtar i bandës së Durrësit dhe një prej kundërshtarëve të Lulzim Berishës, themelues i kësaj bande në qytetin bregdetar. 

Endrit Dokle u lirua nga burgu në 14 janar të vitit 2020, pasi vuajti 20 vite në qeli. 

Dënimi ndaj Dokles ishte i përjetshëm, por gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha e shoi atë, duke e konvertuar në 25 vite burg. 

Por edhe kaq nuk mjaftonin.

Atij iu falën 5 vite burg nga dënimi i dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe vuajti vetëm 20 vite burg, duke fituar lirinë. 

Pas disa vendimeve skandaloze, gjyqtarja e Krujës u arrestua më vonë për korrupsion dhe u përjashtua nga sistemi i drejtësisë. 

Akuzat që rëndojnë mbi bandën e Durrësit
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Akuzat mbi Endrit Doklen
“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

– “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

– “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco