Grabitje me armë në Klos, maskat marrin mijëra euro në një banesë

Grabitje me armë në Klos, maskat marrin mijëra euro në një banesë

08:51, 02/10/2022
A+ Aa A-

Grabitje me maska pak pas mesnate në Klos. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.

Raportohet se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco