Prokuroria presion mediave: Kush publikon materialet e hakerave, do të dënohet

Prokuroria presion mediave: Kush publikon materialet e hakerave, do të dënohet

18:29, 19/09/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo materiali të botuar nga autorët e sulmeve kibernetike në vendin tonë.

Presion i qartë ndaj medias për të mos publikuar materialet hakerave, vendim ky pasi këta të fundit nxorën sot e-mailet e ish-kryepolicit Gledis Nano dhe të dhëna të tjera sensitive.

Sipas njoftimit të autoriteteve shqiptare, në rast të shkeljes do të nisin menjëherë hetimet për vendosjen para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Sipas njoftimit, AMA dhe AKEP do të mbledhë të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio19/09/2022 19:54

Ku ishte prokuroria kur shume te dhena i muaren patronazhistet , apo i duheshin per zgjedhje ushtareve te km ... dhe tani doni te denoni gazetaret , po hakerave çfare do ju beni , apo do i hani " ate qe nuk thuhet " ... turp , turp , turp

Shto koment

Denonco