Bordi i karburanteve cakton çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i karburanteve cakton çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit

13:42, 01/09/2022
A+ Aa A-

Bordi qeveritar i transparencës ka publikuar para minutash, se sa do të jenë çmimet e naftës, benzinës dhe gazit në vend duke filluar nga pasditja e 1 shtatorit. Ky bord madje pretendon se ka bërë ulje çmimi në njoftim: "Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran - thuhet në të. - Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes."

Përkundër kritikave të vazhdueshme nga opozita se Bordi i transparencës nuk është tjetër përveçse bordi i zhvatjes së qytetarëve, ky grupim misterioz qeveritar dhe klientësh qeverie, shton në vazhdim se "që ne krijimin e tij, i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën si dhe faturave zyrtare të operatoreve."

Më tej, shton se "Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ."

"Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim."

Po sipas Bordit, "Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit dhe jeemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS01/09/2022 13:49

Përfundimisht Rama është vetëshpallur De Facto narko-Sulltani-Mbret i Shqipërisë!! Narko-Sulltan-Satrapi mafioz dhe gjakatar i Surrelit, në këtë vend dhe me këtë popull bën çfarë t'i dojë bytha në mengjes, çfarë t'i dojë qejfi në drekë dhe çfarë t' dojë trapi në darkë!!!! Sistemi kriminal diktatorial që kaluam, vujatëm dhe përjetuam dhe diktatori i kuq terrorist Enver Hoxha, nuk janë gjë hiçmosgjë fare dhe nuk krahasohen sot fare me këtë sistemin terrorist, mafioz, banditesk, kleptokrat dhe narko-kriminal, jo të kuq, por sterr të ZI, që projektoi, ndërtoi, instaloi dhe po zbaton me shumë sukses Edvin Kristaq Rama!!!! Prandaj ndoshta ajo shprehje për atë kohë dhe për sot ndoshta kanë kuptim për disa!!!! Ndërkohë ambasadorja kinezo-amerikane sorosiane e SHBA, Spiropalesha KIM, "këshillon, ndihmon, bekon dhe mbështet kryemafiozin narko-sorosian Edvin Kristaq Rama për të sulmuar opozitën dhe për të qëndrar në mënyrë kriminale në pushtet!!! Po për çfarë e këshillon, e bekon, e ndihmon dhe e mbështet Kimetja, vallë??!!! Kur Shqipëria po kthehet, me shumë shpejtësi, në një shtet mafioz tepër të rrezikshëm për të gjithë Evropën dhe Botën!!!! Mos vallë Shqipëria sot është pikërisht një produkt i këshillimeve, udhëzimeve dhe mbështetjes së fuqishme sorosiano-amerikane-evropiane? Shqiptarët dhe OPOZITA SHQIPTARE të vetëm s’munden dot kurrë që ta “heqin qafë” këtë lloj makinerie mafioze sorosiane me kaq shumë pushtet, që ka edhe mbështetjen e qeverive sorosiane të SHBA dhe të BE Rama, dhe të luftojnë MAFIA-n shqiptare, që ka marrë dimension “ndërkombëtar” duke u forcuar aq shumë me mjete financiare dhe veprime/akte të rrezikshme për organet e perëndimore ligjzbatuese!! Dihet botërisht që çdo ndryshim madhor në Shqipëri, për të keqen dhe për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, gjithmonë ka ardhur dhe është kurorëzuar vetëm nga "BOTA" dhe vetëm nga "NDËRKOMBËTARËT"!! Për këtë nuk ka pse të mburret kot asnjë shqiptar apo forcë politike!! Për të vetmet gjëra dhe "MERITA" që kanë shqiptarët dhe mund të "mburren" nëpër botë dhe kanë ekskluzivitetin e veprave të tyre janë GROPAT e ZEZA, KRIMET, VRASJET, PLAÇKITJET, DHUNIMET, VJEDHJET, GRABITJET, PLAÇKITJET, POSHTËRSITË dhe MASKARALLËQET që i kanë BËRË ndër dekada dhe vite dhe po i BËJNË sot njëri tjetrit!!! Armiqtë më të rrezikshëm dhe më kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë vetë shqiptarët. Mos e kërkoni kot të keqen tek të tjerët, tek të huajt dhe tek bota!! Të keqen e kemi vetë në GEN!! Gjendja se ku ndohet sot Shqipëria pas 32 vitesh post-komunizëm, tregon që shqiptarët janë shqiponja, skifterë, sorra, që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit janë ujqër, çakenj, tigra, luanë, gjarprinj dhe nepërka vetëm për njëri-tjetrin dhe ndaj njeri-tjetrit!!! Më të freskëtat ngjarje kriminale postkomuniste filluan që në 1990-1991, vazhduan në periudhën 1997-2005, dhe u përsëritën në periudhën kriminale 2013-sot!! Por ndryshimi i madh është që KURRË MË PARË të INJOROHET një popull i tërë dhe një QEVERI me një regjim NARKO-KRIMINALO-MAFIOZ të ANASHKALOHET, të MBËSHTETET dhe të MBROHET kaq fuqishëm nga NDËRKOMBËTARËT, nga qeveritë e SHBA dhe të BE!!!! Ky është një TURP i MADH për SHBA, BE dhe NDËRKOMBËTARËT!!! Sot SHBA dhe BE nuk është më siç kanë qenë në vitet dhe periudhat e tyre të ARTA 1970-2000! Shembulli i SHQIPËRISË sot tregon se demokracia dhe bota PERËNDIMORE kanë dështuar dhe ka DEGRADUAR SHUMË KEQ dhe në mënyrë katastrofike!!! SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË NË DITË KAQ TË ZEZA SE SA ËSHTË SOT!! SHQIPËRIA ka marrë zjarr nga kjo aleancë mafioze QEVERI-MAFIE, por flaka e këtij "ZJARRI" po i afrohet akoma më shumë BYTHËS së BE. Kur ta ndjejë BE, atëherë edhe për atë do të jetë tepër VONË!!! Prandaj sot nuk është vetëm SHQIPËRIA në RREZIK, por është DEMOKRACIA në RREZIK, është BOTA në RREZIK, është vetë SHBA në RREZIK, është BE në RREZIK dhe është e gjithë BOTA DEMOKRATIKE në RREZIK! Kur popujt votues të botës, të SHBA, të Evropë dhe të Shqipërisë, do ta kuptojnë që nuk votojnë as për politikanët dhe pushtetarët e djeshë, as për të sotmit dhe as për të ardhëshmit, por për jetën e tyre, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, atëherë ka ardhur vërtetë DEMOKRACIA!!! E ARDHMJA MË E MIRË VJEN VETËM DUKE SHEMBUR DHE RRËZUAR PËRTOKË TË TASHMEN E ZEZË QË KA PLLAKOSUR DHE KA MBULUAR TË GJITHË VENDIN DHE KA STERROSUR JETËT TONA!!! E vetmja shpresë për shpëtim nga ky RREZIK GLOBAL për DEMOKRACINË, për SHBA, për të gjithë BOTËN DEMOKRATIKE dhe për SHQIPËRINË, është FITORJA E FORCAVE POLITIKE KONSERVATORE në BOTË, SHBA dhe në EVROPË!!!

Shto koment

Denonco