Elbasan/ Ishte në kërkim për drogë, arrestohet, pranga dhe strehuesit

Elbasan/ Ishte në kërkim për drogë, arrestohet, pranga dhe strehuesit

13:44, 01/09/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar  në Elbasan një 40-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike.

“40-vjeçari me inicialet A. D., banues në Elbasan u arrestua falë operacionit policor të koduar "Escape", njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.   

Gjithashtu është arrestuar një shtetas tjetër 41 vjeçari me inicialet U. K.,, që e ka përkrahur 40-vjeçarin, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco