Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha, bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës

‘Dhunuan nusen pasi e kapën duke tradhtuar’/ Policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën

‘Dhunuan nusen pasi e kapën duke tradhtuar’/ Policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën

17:44, 27/05/2022
A+ Aa A-

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit.

Përveç dhunimit, familjarët e bashkëshortit e kanë filmuar 23-vjeçaren dhe të gjitha videot janë bërë virale.

23-vjeçarja ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Bashkëshorti ishte emigrant në Londër. Kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e kapte nusen me të dashurin.

Sipas informacioneve, nusja e ka shtëpinë në emër të saj dhe nuk ikën. Ajo shprehet se vjehrri dhe vjehrra duhet të ikin, pasi kur janë martuar babai i ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.

Vajza ka shkuar te shtëpia e prindërve në Gizavesh të Librazhdit.

Kujtojmë se videoja ku vjehrri, vjehrra dhe të tjerë gjejnë dhe dhunojnë të renë është publikuar dhe bërë virale në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco