‘Arrest me burg’: Dumanit, tani bashkëpunëtor i drejtësisë, i komunikohet në spital masa e sigurisë

‘Arrest me burg’: Dumanit, tani bashkëpunëtor i drejtësisë, i komunikohet në spital masa e sigurisë

10:55, 21/05/2022
A+ Aa A-

Të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i është komunikuar sot në spital, masa e sigurisë “arrest me burg”, nga trupa e Gjykatës së Posaçme, në kuadrin e operacionit "Golden Bullet" që u zhvilluar ditët e fundit dhe çoi në arrestimin dhe identifikimin e 18 personave që kishin kryer vrasje ose ishin bashkëpunëtorë.

Dumani, autor i një sërë vrasjesh, ndodhet në spital, i plagosur në shtyllën kurrizore gjatë shkëmbimit të zjarrit me një të kërkuarin Talo Çela në Papër të Elbasanit.  Pas kapjes, ai u bë i penduar dhe ka rrëfyer se si janë kryer një numër vrasjesh të bujshme vitet e fundit nga krerë të krimit.

I penduari Nuredin Dumani që u arrestua në Fier, më 15 prilli tij tregoi në SPAK me detaje për 18 krime,vrasje me pagesë dhe grabitje. Po ashtu, edhe arsyen pse i prishi marrëdhëniet me mikun e tij Talo Çela, pspe "ishte ndjerë i përdorur" për vrasjet.

“Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë, por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po s’ka lidhje”, ka dëshmuar ai.

“Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls”, ka rrëfyer Dumani.

 Talo Çela dhe Nuredin Dumani qenë bashkëpunëtorë në vrasjet e dyfishta në Durrës të Anxhelo Avdisë, Dorian Shkozës dhe dy vëllezërve Haxhia, në të cilat rezultojnë të përfshirë edhe Erjon Alibeaj dhe Arian Spahiu, ky i fundit i vrarë në Belgjikë dy vite më parë, pas vrasjeve në Durrës.

Dëshmia e Dumanit tregoi gjithashtu se vrasjet e ndodhur në Elbasan kishin motiv hakmarrjen. Ai tregoi se vrau Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, për t’u hakmarrë për vrasjen e mikut të tij Klevis Kapllani në 2020-ën.

Duhet thënë se pagesat që jepeshin për vrasjet, nisnin nga 30 mijë euro deri në 200 mijë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco