Tragjedia me 5 viktima në det/ Si u fundos rimorkiatori që ishte nisur drejt ujërave shqiptare

Tragjedia me 5 viktima në det/ Si u fundos rimorkiatori që ishte nisur drejt ujërave shqiptare

11:53, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës afër Barit, ku një mjet lundrues, tip rimorkiator me 6 persona në bord është fundosur, duke sjellë si pasojë vdekjen e 5 pjesëtarëve të ekuipazhit.

I mbijetuari i vetëm është kapiteni i anijes Giuseppe Petralia, 63 vjeç ne origjinë siçiliane, i cili ndodhet në spitalin e Barit per trajtim të mëtejshëm .

Rimorkiatori ishte nisur nga Ankona dhe destinacion kishin qytetin e Durrësit ku aty do te merrnin një mjet tjetër lundrues dhe më pas do të ktheheshin përsëri në Ankona.

Ditën e sotme janë publikuar nga autoritetet italiane dhe emrat e tre nga 5 viktimat e këtij aksidenti.

Andrea Massimo Loi 58 vjeç, Luciano Bigoni – 65 vjeç, Ahmed Jelali – 63 vjeç janë tre nga pesë viktimat e identifikuara.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga rojet bregdetare  të Barit. Në këtë mision shpëtimi ishin përfshirë dhe marina ushtarake detare, ajo ajrore italiane dhe ajo ajrore kroate.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë, si shpjegohet fundosja e rimorkiatorit që solli si pasojë vdekjen e 5 personave.

Sipas prokurorisë së Barit, janë hedhur hipoteza të shumta se si ky aksident mund të ketë ndodhur.

Sinjali per ndihmë mbërriti në Kapitenerinë e Portit të Barit rreth orës 21:00 nga ata që udhëtonin.

Rimorkiatori u fundos “papritmas”, shpjegoi admirali Vincenzo Leone, komandanti i rojes bregdetare të Pulias.

Një arsye tjetër është errësira gjatë natës dhe era e fortë që kanë komplikuar edhe operacionet e kërkimit.

Sipas ekspertëve mendohet që shkak të jetë bërë edhe një defect teknik, Vlerësohet gjithashtu edhe derdhja e karburantit në det. Ekspertiza e plotë do të përcaktojë shkakun në ditët në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco