Shkrumbohet nga flakët ashensori i një pallati në Vlorë Foto ilustruese

Shkrumbohet nga flakët ashensori i një pallati në Vlorë

14:43, 16/05/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen “ 1Maji”, ku një ashensor është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur banorë të lënduar. Ndërkohë ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet që sollën zjarrin në ashensor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco