Shqiptari plagoset me thikë teksa punonte në arë

Shqiptari plagoset me thikë teksa punonte në arë

15:43, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar në arë sot në mëngjes në

Morsano al Tagliamento, komunë në provincën e Pordenones në Itali.

Identiteti i shqiptarit nuk dihet ende, ndërkohë që u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë në spital nga punëdhënësi, i cili i dha ndihmën e parë.

Autori i plagosjes u gjurmua dhe u arrestua nga karabinierët e kompanisë së Pordenones që po bëjnë hetime për ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco