Mirditë/ U fut në lum të merrte topin por e rrëmbeu rrjedha, ndërpriten kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit

20:27, 05/04/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tragjike në lumin Fan të Mirditës ku u mbyt një fëmijë rreth 10 vjeç. Burime bëjnë me dije se i mituri ka qenë duke luajtur me top me fëmijë të tjerë dhe topi ka rënë në ujë.

Në tentativë për të marrë topin 10-vjeçarin e ka marrë rrjedha e lumit dhe nuk ka ende asnjë gjurme prej tij. Të njëjtat burime raportojnë se kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar  mënjeherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes,  po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco