Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

EMRAT/ U arratisën nga burgu grek, arrestohen 3 shqiptarët

EMRAT/ U arratisën nga burgu grek, arrestohen 3 shqiptarët

22:03, 07/02/2022
A+ Aa A-

Janë arrestuar tre shqiptarë, që u arratisën nga burgu grek gjatë ditës së sotme.

Para pak momentesh janë vënë në pranga shtetasit shqiptarë Olis Prifti, Arsian Meta dhe Mateo Barjami. Shqiptarët janë kapur pranë qendrës së Kretës, pas Bashkisë.

Dyshohet se atyre iu janë gjetur dy thika, sasi të vogla të kanabis sativa, heroinë e pluhur i bardhë. U gjet dhe mjeti i dytë i vjedhur në Sises, Rethimno.

Ndërsa akoma në kërkim është Bledar Frroku.

Policia greke në Kretë u vu në alarm, pasi 5 të arrestuar janë arratisur nga komisariati i policisë së Chanias.

Më herët autoritetet policore të Rethymnon kanë lokalizuar një mjet të braktisur në një zonë të Bashkisë Mylopotamos, në kufirin e Prefekturave Heraklion – Rethymnon dhe ka dyshime se mund të jetë përdorur si mjet arratisjeje.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të marrë shenjat e gishtave dhe për të përcaktuar nëse ky automjet është përdorur nga të arratisurit apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco