Ja sa ankesa u bënë për Policinë e Shtetit gjatë muajit janar 2022

Ja sa ankesa u bënë për Policinë e Shtetit gjatë muajit janar 2022

11:40, 04/02/2022
A+ Aa A-

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka publikuar raportin javor të ankesave që ka marrë gjatë muajit janar 2022 për uniformat blu.

Image

Sipas këtij raporti, janë bërë 17 referime në Prokurori për 21 punonjës të Policisë së Shtetit, për një punonjës të Gardës së Republikës dhe disa shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Janë ekzekutuar vendimet e masave të sigurisë të dhëna nga prokuroria a gjykata për 4 punonjës të Policisë së Shtetit, një punonjës i Gardës së Republikës dhe 13 shtetas.

Janë arrestuar dy punonjës policie, një punonjës i Gardës së Republikës dhe 8 shtetas.

U është dhënë masë sigurie “arrest me burg” dy punonjësve të Policisë dhe një personi të shpallur në kërkim.

Njëkohësisht, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco