Vrasja për gjakmarrje/ Adoleshenti dhe viktima konsumonin kafe në të njëjtin lokal

Vrasja për gjakmarrje/ Adoleshenti dhe viktima konsumonin kafe në të njëjtin lokal

12:08, 26/01/2022
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga vrasja për gjakmarrje në Lezhë.

Mësohet se 17-vjeçari, Florian Përvathi e kishte ruajtur shënjestrën prej gati një jave, e ndërsa për planin e tij nuk e ka ditur askush tjetër, madje as familjarët.

Nga sa mësohet, nga kontaktet me banorët e lagjes, autori dhe viktima Lek Lekgjonaj, janë parë duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal në lagje, por nuk kanë shfaqur shenja armiqësie.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoletën me mulli me të cilën kreu vrasjen.

Pas ngjarjes i riu ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë. Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë adoleshentit në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

I riu, i cili të hënën qëlloi për vdekje me 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj duke marrë hakun e babait të tij nuk ka shfaqur pendesë para policisë. Gjatë marrjes në pyetje ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por jo i penduar. Ai nuk ka dhënë shumë shpjegime për krimin e kryer, ndërsa këtë të mërkurën pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale vrasja me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco