Pasi Veliaj shpërndau lajmin, prokuroria nis verifikimet për Dukën

Pasi Veliaj shpërndau lajmin, prokuroria nis verifikimet për Dukën

11:20, 24/01/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës nis verifikimet paraprake për kreun e FSHF-së, Armando Duka.  Një veprim i tillë vjen pas një verifikimi të bërë prej policisë në dhjetor 2021.

Më herët në media është raportuar se Erion Veliaj, duke folur në emër të SPAK dhe prokurorisë, do të kërkojë hetime për kreun e FSHF-së Armand Duka.

Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të programuara, pritet të zhvillohen në një situate aspak normale.

Pas deklaratave të drejtorit juridik të FSHF-së se ndaj drejtuesve të shoqatave të futbollit po ushtrohet presion politik dhe pohimit të Sulejman Memës se po kërcënohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ardhur lëvizja e radhës nga Bashkia e Tiranës.Përmes një lajmi të lëshuar përmes burimeve, ajo bëri me dije se do të kërkojë hetime nga SPAK, por edhe nga ndërkombëtarët për Presidentin aktual dhe kandidatin për një tjetër mandat në krye të FSHF-së, Armand Duka.

Dhe sot mësohet se prokuroria nisi verifikimet paraprake. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edvin Kokaina 24/01/2022 13:19

Paskan qene pa pune fare, taman drejtesi e "pavarur"

Daj Jaku24/01/2022 12:51

Prokukoria dhe ASPAKU nën komandën e një kryetari bashkie (i “emëruar” me 7% të elektoratit, edhe ky 7% i marrë me dhunë nga administrata), i njohur botërisht për kriminel, hajdut, mashtrues, korruptor, surrat bythë,injorant si një cjap. Moj kasolle ku na mblodhe. As në kohën e Haxhi Qamilit nuk ka qenë më keq Shteti Shqiptar. Sepse atëkohë kishte burra kombi shqiptar, ndërsa sot e kanë mbetur vetëm bythëqirat dhe kurvat, të tjerët morën arratinë.

Shto koment

Denonco