EMRI/ Po vinte nga SHBA, arrestohet në Rinas mashtruesi

EMRI/ Po vinte nga SHBA, arrestohet në Rinas mashtruesi

14:36, 18/01/2022
A+ Aa A-

Arrestohet në Tiranë 55-vjeçari rezident në SHBA, i dënuar me 6 vite burg për mashtrim

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Mashtrimi" me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco