Korrupsioni/ Ish-ministri Koka del sot para gjykatës

Korrupsioni/ Ish-ministri Koka del sot para gjykatës

08:12, 16/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri Lefter Koka do të dalë sot  para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë, ku edhe mund te japë shpjegime ne lidhje me akuzën ndërsa ka zgjedhur si mbrojtes avokatin Fatmir Braka.

Seanca do të zhvillohet në orën 11:15 minuta nga gjyqtari i çështjes që ka vendosur edhe masën paraprake Erion Bani. Ndërkohë prokuroria vijon hetimet.

SPAK e akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e incineratorit të Elbasanit, fonde që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.

Paraditen e 14 dhjetorit 2021 Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte i vetmi nga tre personat - për të cilët u kërkua arresti - ku vendimi i gjykatës u zbatua ndërsa dy administatorët e kompanive fituese të tenderit nuk u gjeten në banesë.

Policia vijon kontrollet për arrestimin e tyre.

Stela Gugallja që është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zoto që është pronar i kompanisë "Integrated Technology Services" akuzohen për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

Ndërkohë incineratori i Elbasanit u shpall i sekuestruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco