Aksident në Gjirokastër, autobusi del nga rruga, plagoset pasagjerja

Aksident në Gjirokastër, autobusi del nga rruga, plagoset pasagjerja

08:59, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Gjirokastër si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, ku autobusi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është  dëmtuar pasagjerja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco