Vdekja e turistëve rusë: Vijon të ruhet me policë pjesa e Spa-së tek hoteli

Vdekja e turistëve rusë: Vijon të ruhet me policë pjesa e Spa-së tek hoteli

12:51, 25/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria shqiptare është ende në fazën e verifikimeve lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë në resortin në Qerret mbrëmjen e 15 tetorit 2021.

Mësohet se prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë. Ndërkohë nuk kanë dalë ende rezultatet e klorit dhe të ujit që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus.

Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi.

Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç  me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Më 22 tetor familjarët tërhoqen trupat e pajetë të 4 turistëve rusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco