E rëndë/ Koronavirusi i merr jetën 27-vjeçares, po trajtohej te Infektivi

E rëndë/ Koronavirusi i merr jetën 27-vjeçares, po trajtohej te Infektivi

18:24, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një 27-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë ditën e sotme pas komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për shtatë humbje jete prej virusit të rrezikshëm. 

Mësohet se e reja po trajtohej në spitalin COVID në kryeqytet, por nuk ka arritur t'i mbijetojë pasojave të COVID-19. 

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas shifrave zyrtare të Qeverisë, në Shqipëri kanë humbur jetën nga koronavirusi 2870 qytetarë, por të numrat besohet të jenë disa herë më të lartë (rreth 17 mijë vdekje), kjo e konfirmuar edhe nga një raport i FMN i publikuar tre ditë më parë, ku thuhej se vendi ynë ka numrin më të lartë të viktimave në Europë, në raport me popullsinë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco