7 të vdekur dhe 629 qytetarë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

7 të vdekur dhe 629 qytetarë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

18:05, 23/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4249 testime, 629 qytetarë kanë rezultuar të infektuar (594 ishte numri i rasteve pozitive dje).

7 është numri i viktimave në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2870 numrin e atyre që kanë humbur jetën ga virusi i rrezikshëm.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 

Ndërsa 441 qytetarët janë shëruar, duke e çuar në 171,475 numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen.

Situata

Janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë, në këto bashki: 

269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe. 

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (23 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        629
Të shëruar në 24 orë      441
Të shtruar në spitale       153
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                4249

Testime totale              1,280,641
Raste pozitive                181,252
Raste të shëruara            171,475
Raste Aktive                     6907
Humbje jete                      2,870
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3420
Fier                 869
Durrës            746
Shkodër         466
Elbasan          277
Gjirokastër      209
Korçë              204
Berat              175
Lezhë             173
Vlorë               158
Kukës             136
Dibër               74

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco