Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja e 31-vjeçares nga Gana në Tiranë, Prokuroria merr në pyetje të afërmit e vajzës

Vrasja e 31-vjeçares nga Gana në Tiranë, Prokuroria merr në pyetje të afërmit e vajzës

15:34, 12/10/2021
A+ Aa A-

Pak ditë pas vrasjes në Tiranë të 31-vjeçares nga Gana prindërit dhe të afërmit e  saj kanë dëshmuar në prokurori në lidhje me ngjarjen. Ata kanë thënë se e reja ishte lidhur në Angli me shqiptarin Klinton Pira dhe nuk ishin në dijeni për debate mes çiftit. Javën e kaluar Klinton Pira qëlloi tri herë me thikë partneren e tij të huaj dhe më pas u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Vrasja e vajzës me origjinë nga Gana por me shtetësi franceze, Jaësackie Jaboah, ka sjellë në Shqipëri dy prindërit e 31-vjeçares dhe dy të afërm të saj.

Ata kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë ku janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në prokurorisë së Tiranës.

Intervistimi i tyre është kryer nga një oficer i policisë gjyqësore, prokurori i çështjes Ardian Braho dhe i pranishëm mësohet se ka qenë dhe një përfaqësues i Ambasadës franceze, në Tiranë.

Familjarët e vajzës që mbeti viktimë e goditjeve me thikë nga Klinton Pira, kanë pranuar se kishin dijeni për raportin intim që vajza e tyre kishte me të riun shqiptar.

Jaboah, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që të ribashkohej me 26-vjeçarin nga Dibra pasi ky i fundit ishte kthyer nga Anglia dhe po qëndronte në banesën me qira në rrugën "Pjetër Budi" ku ndodhi krimi.

Pavarësisht pasaportës franceze, viktima jetonte në Britani ku kishte krijuar dhe njohjen me 26-vjeçarin nga Dibra.

Të afërmit e vajzës nuk kanë qenë në Shqipëri kur ka ndodhur krimi megjithatë kanë sqaruar para prokurorëve se kishin marë dijeni vetëm për faktin se Jaboah kishte zbritur në aeroport dhe ishte takuar me të dashurin e saj.

Prindërit e francezes kanë pohuar se nuk kishin asnjë dyshim se për çfarë mund të ketë ndodhur vrasja e vajzës së tyre, që më pas u pasua me vetëvrasjen e të vetë autorit të krimit, Klinton Pira.

Sipas tyre raporti mes dy personave ka qenë normal dhe se e bija u ka përcjellë mesazhe pozitive për djalin shqiptar që kishte njohur.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje që tronditi Tiranës fundjavën e kaluar, po udhëhiqen nga prokurori Ardian Braho, i cili po verifikon të gjitha pistat që çuan në këtë tragjedi të rëndë për dy familjet./E.Q, Ora/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco