Arrestohet kapobanda shqiptare, që futi 1400 kg kanabis në Itali dhe i magazinoi në Romë

Arrestohet kapobanda shqiptare, që futi 1400 kg kanabis në Itali dhe i magazinoi në Romë

11:05, 12/10/2021
A+ Aa A-

Kapen 1,400 kg marijuanë, armë dhe një gomone oqeanike, të përdorura për të transportuar drogën e sekuestruar

Perugia - Një 42-vjeçar shqiptar i konsideruar nga hetuesit si kreu i një organizate kriminale kushtuar trafikimit të drogës, u arrestua në aeroportin San Francesco të Perugia nga karabinierët, të ndihmuar nga Polaria e kuesturës së Perugia.

Pak më shumë se 7 muaj hetime, që nga tetori 2017 deri në maj 2018, hetuesit e koordinuar nga Prokurori i Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur "San Mariano 2017", shkatërruan një linjë  kriminale të trafikimit dhe shitjes së drogës, veçanërisht marihuanës.

Grupi përbëhej nga 6 persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore ishin në gjendje të menaxhonin sasi të mëdha droge, duke bërë që ato të mbërrinin nga Shqipëria, në një qendër magazinimi edhe në Romë.

Hetimi bëri të mundur kapjen e pothuajse 1,400 kg marijuanë dhe të armëve e gjithashtu të një gomoneje oqeanike që përdorej për transportimin e drogës.

Karabinierët, në aeroportin San Francesco zbatuan urdhrin e arrestit ndaj kreut të organizatës kriminale që të dërgohej në burg. Në përfundim të formaliteteve, 42-vjeçari shqiptar u shoqërua për në burgun Capanne në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco