Nëntë gardianë italianë rrahin gati për vdekje të burgosurin shqiptar

Nëntë gardianë italianë rrahin gati për vdekje të burgosurin shqiptar

10:31, 12/10/2021
A+ Aa A-

Sardenjë, Itali - Nëntë oficerë të policisë së burgut që shërbejnë në burgjet në Uta dhe Nuoro, janë vënë nën hetim pas rrahjes së një të burgosuri shqiptar 36 vjeç, që  ishte rrahur me shkopinj gome të future pa autorizimin e drejtorit, në burgun Bade 'e Carros.

Faktet e zbuluara nga Zyra e Prokurorit Publik në Nuoro kanë datën e 12 gushtit të vitit të kaluar, kur i burgosuri me origjinë shqiptare u transferua nga burgu i Uta në atë të Nuoro.

Me të mbërritur në destinacionin e tij, gjatë fazës së regjistrimit, shqiptari dyshohet se është rrahur dhunshëm, madje edhe me shkopinj, duke rezultuar në fraktura, mavijosje dhe lëndime.

Tetë oficerë nga ata që e shoqëruan nga Uta dhe disa nga ata në detyrë në Nuoro, u hetuan për lëndimet e rënda, ndërsa agjenti i nëntë duhet të përgjigjet për dëshmi të rreme sepse deklaroi se shkopinjtë kishin hyrë në burg vetëm për pak çaste dhe më pas ishin çuar përsëri jashtë godinës së burgut..

Hetimi nga Prokurori Publik në Nuoro nisi pas dërgimit të dokumenteve të urdhëruara nga Mbikëqyrja Rajonale e Burgjeve të Sardenjës, që kishin nisir procesin disilinor ndaj policëve.

Por edhe i burgosuri 36-vjeçar është vënë nën hetim për kërcënime ndaj punonjësve të policisë.

Tani që hetimi është mbyllur, mbrojtësit e të dyshuarve kanë në dispozicion të gjitha dokumentet e mbledhura dhe do të jenë në gjendje të paraqesin një përmbledhje ose të kërkojnë që klientët e tyre të merren në pyetje para se Prokurori Publik Nuoro të ngrihet padi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco