Vidhen gjatë natës zyrat e qarkut Vlorë

Vidhen gjatë natës zyrat e qarkut Vlorë

10:05, 12/10/2021
A+ Aa A-

Një vjedhje në zyrat e Qarkut Vlorë është regjistruar gjatë orëve të fundit.

Dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco