Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

Po ujisnin parcelën me 1000 bimë kanabis, arrestohen shqiptari dhe italiani

Po ujisnin parcelën me 1000 bimë kanabis, arrestohen shqiptari dhe italiani

08:37, 07/10/2021
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua nga Guardia di Finanza e Katanias së bashku me një 30-vjeçar italian ndërsa po ujitnin një parcelë me 1000 mijë bimë kanabis.

Parcela me drogë u zbulua në afërsi të komunës Scordia.

Pas identifikimit, rezultoi se shqiptari 47-vjeçar ishte një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar nga Gjykata e Napolit me 24 vite burg për tentativë vrasje e trafik lëndësh narkotike. 

Nga policia italiane vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco