VIDEO/ Makina përplaset me shtyllën në qendër të Elbasanit, plagoset nëna me dy fëmijët

VIDEO/ Makina përplaset me shtyllën në qendër të Elbasanit, plagoset nëna me dy fëmijët

09:21, 06/10/2021
A+ Aa A-

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në qendër të qytetit, ku makina është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet udhetonin vajza, djali dhe e ema dhe sic mesohte ishin duke shkuar në spital pasi vajza ishte me të vjella.

E gjithë familja ka marrë plagë por janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza është më rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco