EMRAT/ Pezullohen nga detyra dy specialist-psikologët në IEVP në Reç të Shkodrës

EMRAT/ Pezullohen nga detyra dy specialist-psikologët në IEVP në Reç të Shkodrës

21:59, 05/10/2021
A+ Aa A-

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, janë pezulluar nga detyra dy specialist-psikologë pranë IEVP në Reç të Shkodrës.

Të pezulluarit janë shtetasit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Njoftimi për media:

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja u pezulluan nga detyra:

Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Ministri Manja e firmosi urdhërin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.

Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco