Aksident në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur drejt Tiranës

Aksident në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur drejt Tiranës

17:48, 05/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku janë plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në fshatin Skuraj, ku janë përplasur dy makina, një ‘Ford’ dhe një ‘Renault’.

Policia Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip ‘Renault’ është përplasur me mjetin tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco