Kosova vazhdon bashkëpunimin me Shqipërinë për sigurinë rajonale, e përcaktuar të jetë në NATO

Kosova vazhdon bashkëpunimin me Shqipërinë për sigurinë rajonale, e përcaktuar të jetë në NATO

15:11, 05/10/2021
A+ Aa A-

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka pritur në një takim pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët u informuan për sfidat dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe për punën e komisionit.

Nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli tha se ky është kursi më i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes. Teksa shprehu mirënjohje për mundësinë e dhënë që edhe kuadro nga Kosova të kenë mundësinë të jenë pjesë e tij.

Dugolli theksoi se Kosova synon që sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, si garantuese e sigurisë së rajonit dhe jo vetëm.

“Ky kurs në fokusin e vet ka dhe zhvillon bashkëpunimin e madh që duhet ta kemi mes nesh, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Prandaj, përveç tjerash, ky kurs është edhe një urë lidhëse që ndikon drejtpërdrejt në ndërlidhjen e raporteve ndërnjerëzore dhe profesionale që në të ardhmen oficerë dhe zyrtarë të ndryshëm e kanë në karrierën e tyre… 8:00 Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mundësitë që po na i jepni që edhe ne të jemi pjesë e rrugëtimit të përbashkët. Synim i yni është që sa më parë edhe ne të jemi anëtar i NATO-s, aleancës më të madhe veri-atlantike, që është një garanci për mbrojtjen e rajonit dhe jo vetëm”, tha ai.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë,  Etleva Smaçi tha se është e lumtur që në çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes shqiptarët janë bashkë.

“Ne ndjehemi shumë të kënaqur që në rrugëtimin për një siguri të përbashkët rajonale, dhe jo vetëm rajonale, jemi bashkë, bashkë të gjithë, sepse siguria është e të gjithëve”, tha ajo.

Ndërsa koloneli Altin Kurti, njëherësh atashe ushtarak në Kosovë, kërkoi të informohet më shumë lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe për fokusin e komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Me sa di unë, Forca e Sigurisë së Kosovës përgatitet që shumë shpejt të sjellë në Kuvend disa ndryshime ligjore të kësaj force. Këtu futet dhe Policia Ushtarake dhe disa anë tjera që kërkojnë disa ndryshime të ligjit. Në këtë kontekst, do të doja të di për sa i përket një force në të ardhmen, që ju po përgatiteni të keni ndryshime në strukturën e FSK-së, ku është fokusuar Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje”, tha Kurti.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli bëri të ditur se tashmë në kanë kaluar në parim amandamentimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës që të kalojë në leximin e parë dhe të dytë. Teksa theksoi se i njëjti do të plotësohet edhe më shumë gjatë leximeve.

E deputeti Elmi Reçica tha se është shumë e rëndësishme vizita e përfaqësuesve të  Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët u informuan për sfidat dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe për punën e komisionit. Teksa theksoi se Kosova është e përkushtuar të jetë aty ku është edhe Shqipëria.

“Kosova si shtet është  përcaktuar që të jetë aty ku jeni ju, ku është Shqipëria, ku janë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s. FSK është krijuar prej NATO-s dhe mbështet e ndihmohet prej NATO-s. Ne jemi përpjekur që çkado që varet prej nesh, t’ua lehtësojmë atë angazhim. Detyra jonë është që ligjet të cilat vijnë këtu t’i kalojmë në procedurë sa më të shpejtë dhe pastaj këto të funksionalizohen”, tha Reçica.

Edhe përfaqësues të tjerë të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë parashtruan pyetje për çështjet të cilat kishin më shumë interes më fushën e sigurisë, për të cilat morën përgjigje nga deputetët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco