Dalin FOTOT/ Zbulohet kush ishte objektivi i atentatit mafioz në Elbasan

Dalin FOTOT/ Zbulohet kush ishte objektivi i atentatit mafioz në Elbasan

11:40, 05/10/2021
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i dyfishtë, i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Objektiv i kësaj vrasje duket se ka qenë Lulzim Bitri, i cili mbeti i vdekur në vend. Si pasojë e plumbave humbi jetën në spital edhe miku i tij, Ardian Çollaku.

SYRI ka siguruar foton e Bitrit, rreth 35 vjeç, nga Katundi i Ri në Elbasan. Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë. Gjithashtu ai njihej si mik i Talo Çelës, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur, e kanë pritur shënjestrën Lulzim Bitrti, të fshehur në makinë tip “Volvo” disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.

Në momentin që 50-vjeçari Çollaku së bashku me Bitrin, ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit u qëlluan me “Scorpions” e kallashnikov. Në vendin e ngjarjes u gjendën 23 gëzhoja. Atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët.

Në makinën e djegur janë gjetur edhe dy armët e krimit. Nga të dhënat rezulton se të dy armët kallashnikov dhe 'Scorpions' janë përdorur për të qëlluar me breshëri ndaj dy viktimave. Si pasojë e flakëve këto armë janë shkrumbuar dhe shpresat për të gjetur gjurmë të autorëve janë të pakta.

Nga kamerat e sigurisë sipas të dhënave është arritur të krijohet një identikit i autorëve. Raportohet se zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbushur me kamera dhe policia i ka sekuestruar dhe po heton të gjitha lëvizjet që kanë bërë autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco