Vrau dy kushërinjtë në Laç, burg përjetë për Markel Bushin

Vrau dy kushërinjtë në Laç, burg përjetë për Markel Bushin

12:37, 04/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Tirane dënon me burg përjetë Markel Bushin, i cili akuzohet për vrasje të dy kushërinjve në Laç në 2019.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

NGJARJA

Kelvin dhe Erjon Jushi u vranë mbrëmjen e 28 prillit në Laç. Sipas policisë, vrasja ndodhi për motive banale pas një konflikti të çastit. Sherri verbal për motive të dobëta nisi brenda ambienteve të një lokali mes kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi me Manuel Bushin.

Kushërinjtë Jushi tentuan t’i shmangen përplasjes me armë dhe dolën në rrugë por nuk mundën t’i shmangeshin breshërisë së plumbave. Ata mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë për ndihmë mjekësore, por nuk mundën t’u mbijetonin plageve të marra. 30-vjeçari Kelvin Jushi ishte një personazh i njohur në Laç, pasi në periudhën 2009-2014 ka qenë futbollist me ekipet e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco