EMRI/ Vrasja e 23-vjeçarit në Britani, si u arrestua i riu në shtëpinë e tij në Lushnje

EMRI/ Vrasja e 23-vjeçarit në Britani, si u arrestua i riu në shtëpinë e tij në Lushnje

10:18, 04/10/2021
A+ Aa A-

Pasi u përfshi në një vrasje në Britaninë e Madhe gjatë muajit janar të këtij viti, një 20-vjeçar nga Lushnja u arratis nga ky shtet, duke qëndruar në vendlindjen e tij në fshatin Gradishtë.

Autoritetet britanike e shpallën në kërkim ndërkombëtar të riun Gledis Mehalla, i cili u arrestua një ditë më parë në banesën e tij. Policia e Shtetit bëri me dije se i riu akuzohet për veprën penale të “Vrasjes”.

Ai është arrestuar provizorisht në vendin tonë me qëllim ekstradimin drejt Britanisë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale ‘Vrasja’”, sqaroi Policia e Shtetit.

Krimi

Mbrëmjen e 28 janarit rreth orës 23:30, një qytetar lajmëroi Policinë pasi në zonën Penylan të kryeqytetit të Uellsit gjeti një të ri të vrarë. Detektivët e Policisë e identifikuan atë si Tomasz Waga, 23 vjeç, i cili ishte babai i një fëmije.

Menjëherë, nisën hetimet për ngjarjen e rëndë. Rreth dy muaj pas vrasjes së të riut, përfunduan në pranga Damjano Velo, 23 vjeç, i akuzuar për vrasje, si dhe Behar Kaci, 29 vjeç, i cili akuzohej për vepra penale të drogës dhe pastrimit të parave.

Më 6 korrik, në pranga përfundoi edhe Ajet Mehalla, 41 vjeç, i cili përveç përfshirjes në vrasje akuzohet edhe për prodhim të kanabisit dhe pastrimit të parave.

Ndërkohë, Policia e Uellsit të Jugut shpalli në kërkim tre shqiptarë të tjerë, përkatësisht Josif Nushi, 26 vjeç, Mihal Dhana, 27 vjeç dhe 20-vjeçarin Gledis Mehalla. Një zëdhënës i Policisë tha se 23-vjeçari që udhëtoi atë ditë për në vendin ku ndodhi krimi, se vdiq pas asaj që besohet të ketë qenë një sulm i vazhdueshëm.

Tre burrat u larguan nga Cardiff më 29 janar të këtij viti, ndërsa mediat britanike thonë se ata janë nga Lushnja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco