Aksident në Elbasan, makina përplaset me një motorr, plagoset nje person

Aksident në Elbasan, makina përplaset me një motorr, plagoset nje person

08:33, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan ku një makinë është përplasur me një motorr duke bërë që drejtuesi i motorrit shtetasi N.XH 61 vjeç, të mbetet i plagosur.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri, mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco