Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

22:02, 03/10/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar është qelluar me dy plumba mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës. Ngjarja sipas mediave greke ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në zonën e Agios Panteleimon në Agios Pavlos në rrugën Kritis.

Shqiptari ishte në kafe në momentin që është qëlluar me dy plumba në kokë dhe bark në një atentat mafioz. 

Informacionet e para ishin kontradiktore nga mediat në Athinë, ku fillimisht u raportua se shqiptari vdiq, por zyrtarisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Dyshohet se në atentat është përfshirë më shumë se një person.

Shqiptarit i kishin ngritur një pritë dhe sapo e kanë pikasur, ai është qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar në drejtim të paditur.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë dhe identiteti i shtetasit shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco