Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO/ I dehur dhe pa patentë, kapet shoferi që përmbysi makinën dhe u largua

VIDEO/ I dehur dhe pa patentë, kapet shoferi që përmbysi makinën dhe u largua

09:30, 03/10/2021
A+ Aa A-

I dehur në timon dhe pa patentë.

Kështu ka rezultuar 48-vjeçari me inicialet N. D., i cili është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi duke udhëtuar me makinë, përfundoi jashtë rruge, duke u përmbysur.

Pas aksidentit, shoferi kishte braktisur makinën duke u larguar në këmbë.

Por ai është kapur nga policia dhe arrestuar.

Njoftimi i policisë së Bulqizës:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga Policia 48-vjeçari.

Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij,  në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.

Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l,  dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N. D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco