Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Plagoset 57-vjeçari brenda lokalit, autori largohet nga vendngjarja

Plagoset 57-vjeçari brenda lokalit, autori largohet nga vendngjarja

21:06, 02/10/2021
A+ Aa A-

Një konflikt mes dy personash është regjistruar në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan.

Sherri ka ndodhur pasditen e sotme brenda një lokali për motive të dobëta mes shtetasve me iniciale E.Ll dhe G.K.

53-vjeçari me iniciale E.Ll. ka goditur me sende të forta 57-vjeçarin me iniciale G.K. dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka shkuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan,  në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë e lokalit. 57 vjeçari  ndodhet në spital  nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco