Kapet një person me pistoletë në Kurbin, në Lezhë arrestohet një grua për kultivim kanabisi

Kapet një person me pistoletë në Kurbin, në Lezhë arrestohet një grua për kultivim kanabisi

09:36, 30/09/2021
A+ Aa A-

Eshtë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet nga polcia e Kurbint. Ndëkrohë mësohet se është vënë në prangat e policisë  R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras

Ndërsa në Lezhë është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe është vënë në pranga një shtetase e janë shpallur në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

DVP Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Kurbin/Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, vihet në pranga poseduesi.

Lezhë/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga një shtetase, shpallen  në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur " Ura e Milotit", kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Peugeot", me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:

A. C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco