Koronavirusi i merr jetën shtatzënës, në reanimacion prej 2 ditësh

Koronavirusi i merr jetën shtatzënës, në reanimacion prej 2 ditësh

08:58, 30/09/2021
A+ Aa A-

Një grua 4-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë në Spitalin e Infektivit në kryeqytet pasi ka qenë e infektuar nga Covid.

Mësohet se e ndjera 33-vjeçare ka qëndruar në shtëpi derisa 90% e pulmonit të saj ishte dëmtuar. Kur shkoi në spital, ajo ka qenë në gjendje kritike për jetën.

Si pasojë e vdekjes së saj, edhe fëmija nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa bëhet me dije se e ndjera kishte qëndruar në reanimacion prej 2 ditësh dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën duke ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ka pasur edhe raste të tjera që pacientet vijnë në spital vetëm në javën e dytë të infektimit, kur gjendja mund të jetë kritike për ta dhe si pasojë edhe humbin jetën.

Ky nuk është rasti i parë i një gruaje shtatzënë që ndërron jetë. Ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë, një 24 vjeçare e cila ishte shtatzënë, pasi lindi foshnjën u dërgua për kurim në Turqi pasi ishte e prekur nga virusi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco