VIDEO/ Plagosi ish-të dashurën studente, gjykata lë në burg Likajn

VIDEO/ Plagosi ish-të dashurën studente, gjykata lë në burg Likajn

10:41, 28/09/2021
A+ Aa A-

Fadil Likaj, autori i plagosjes së studentes Kostandina Zanaj në Vlorë është lënë në arrest me burg.

Ai mbërriti paraditen e sotme nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë.

Gjyqtar i çështjes që dha vendimin ishte Enkel Peza kurse autori mbrohet nga avokati Arjan Isufi.

Tre ditë më parë pas një konflikti në lokal, 30-vjeçari Likaj nga Shkodra nxori armën dhe plagosi studenten 20-vjeçare nga Berati. Ai përdori granatë dhe armë.

E reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco