VIDEO/ Sezoni turistik shtoi fëmijët me COVID-19, Vlora me numër të lartë rastesh të infektuar

VIDEO/ Sezoni turistik shtoi fëmijët me COVID-19, Vlora me numër të lartë rastesh të infektuar

19:03, 15/09/2021
A+ Aa A-

Sezoni turistik në Vlorë u shoqërua me rritje të numrit të fëmijëve që u prekën nga Covid-19.

Mjekja Aida Koka tregon se deri pak ditë më parë moshat pediatike ishin ndër më të prekurat nga Covid, por fatmirësisht kanë qenë me forma të lehta të virusit.

Rastet në pediatrinë e Vlorës janë shënuar duke filluar që nga mosha 2 muajsh, ndaj mjekia bën thirrje të shmangen ambientet ku ka grumbullime, ambiente të mbyllura apo lodra të cilat preken nga individë të ndryshëm.

Ndërkohë, pas mbylljes së sezonit turistik në Vlorë, mjekja tregon se numri i fëmijëve që paraqiten në pediatri për vizita është ulur.

Megjithatë ajo apelon për kujdes për shkak se në këtë periudhë janë dhe virozat e stinës.

Qarkullimi i variantit delta të Covid-19, ka prekur dhe një numër të madh fëmijësh në vendin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco