Vrasja e Sabrinës/ Protestë në Tiranë dhe në Fier për ekzekutimin e 23-vjeçares

Vrasja e Sabrinës/ Protestë në Tiranë dhe në Fier për ekzekutimin e 23-vjeçares

18:49, 15/09/2021
A+ Aa A-

Protesta po zhvillohen sot në Tiranë dhe në Fier, për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga ish-bashkëshorti, Elton Metaj.

Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë kërkojnë të vihet drejtësi për vrasjen. Po ashtu ata kërkojnë të merren masa për gratë që janë dhunuar, dhe drejtësi për gratë që janë vrarë nga bashkëshortët.

Protesta në kryeqytet ka nisur rreth orës 18:00 te Ministria e Brendshme, pranë zonës së pedonales. Disa nga mesazhet në pankartat e protestuesve janë: “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësinë për çdo viktimë”, “Vrasja e grave është pandemi. Ku janë vaksinat?”, “Bëhu burrë, divorcohu!”

Krimi i rëndë mbrëmjen e së premtes në Fier ishte paralajmëruar. Elton Metaj shkoi me kallashnikov pranë banesës së ish-gruas së tij 23-vjeçare, Sabrinës, duke e qëlluar pas shpine teksa ajo ishte duke ngrënë,

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj, i cili në seance u shfaq i rënduar psikologjikisht dhe pranoi krimin e rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco