Një vajzë e re ka humbur jetën sot në një anije turistike në Vlorë.
Ajo ka rrëshqitur në anije dhe është plagosur. Edhe pse është dërguar në spital, e reja nuk ka mundur që të mbijetojë.
Viktima 25-vjeçare ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se është turiste e huaj.
Policia thotë se ka ndaluar 47-vjeçarin Aleksandër Golemaj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Golemaj është arrestuar pasi nuk duhet të kishte lejuar prezencën e shtetases pasi anija ishte e ankoruar dhe nuk ishte funksionale në atë orar.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.
© SYRI.net