Aksident në Tiranë, makina del nga rruga plagosen dy të rinjtë

Aksident në Tiranë, makina del nga rruga plagosen dy të rinjtë

21:29, 07/04/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një makinë mësohet se ka dalë nga rruga në zonën e njohur si Rruga e Kavajës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, ku shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco