FOTO/ Ky është ‘Benz-i’ i prokurorit që i vendosën tritol në Tiranë

FOTO/ Ky është ‘Benz-i’ i prokurorit që i vendosën tritol në Tiranë

23:05, 11/03/2021
A+ Aa A-

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te ‘Komuna e Parisit’.

Shënjestër e shpërthimit ka qenë një makinë e parkuar pranë një qendre tregtare.  

Makina tip ‘Benz’ që shikoni në foto, mësohet se është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Image

Nga shpërthimi ka pasur dëmtime në pjesën e përparme të makinës.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së qendrës tregtare për të shkuar në gjurmët e autorit.

‘Mercedezi A Class’ përdorej edhe nga gruaja e prokurorit, Gentiana Muça gjyqtare te gjykata Administrative e Tiranës. Arjan Muça ka qenë oficer te prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas është emëruar prokuror në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco